Mançester Junajtedi me Hose Murinjon, Paul Pogban, Zllatan Ibrahomoviçin, Markus Rashfordin e shumë yje tjerë do të vjen me 8 gusht në Shkup. Është pikërisht Junajtedi skuadra e parë mysafire e “Telekom Arena”-s që u konfirmua sonte, pasi fitoi kompeticionin e Liga Evropës, duke mundur në finale Ajaksin me rezultat 2:0.
Junajtedi do të vjen me 8 gusht në Shkup, për të zhvilluar takimin e Superkupës së Evropës ndaj skuadrës fitues në finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.
Të gjitha yjet shumë milionëshe të “Djajve të kuq” do të kenë mundësi t’i shohin nga afër të gjithë futbolldashësit e Maqedonisë. Ndërkohë me 3 qershor do të bëhet i ditur edhe kundërshtari i Junajtedit në Superkupën e 8 gushtit që do të zhvillohet në “Telekom Arena” në Shkup./“InfOSport.mk”