E bujshme, Xhengis Rexhepi i merr Remzifaik Selmanin Shkëndijës te Llapi

Futbollisti i Shkëndijës, Remzifaik Selmani 6 muajt e ardhshme do të luaj në Superligën e Kosovës te skuadra e Llapit që udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi, njofton ‘infOSport.mk’. Pikërisht ky i fundit bashkë me të vëllain Shaqir Rexhepi që luan rolin e menaxherit dhe që ka raporte shumë të mira me drejtuesit e klubit të Shkëndijës, janë më të merituarit për këtë transferim të sulmuesit Selmani te skuadra nga Podujeva.

Ai te skuadra e njohur kosovare do të luaj në formë huazimi, ndërsa pa dyshim se Llapi ka përfituar në kualitet me këtë emër, që pas vetes ka një bagazh shumë të pasur, duke luajtur me skuadrat si Renova dhe Ujpeshti, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë edhe e përfaqësueseve zinxhir të Maqedonisë.


LEXO GJITHASHTU: Selmani pranë ndarjes me Shkëndijën!


Ai pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme në Durrës, aty ku skuadra llapjane me trajnerin Rexhepi do të zhvillojnë fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Rikujtojmë Llapi gjatë këtij afati kalimtarë transferoi edhe një tetovar tjetër, Miran Maksutin, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.

Leave a Reply