Shkëndija mbyll fazën e parë të përgatitjeve me fitoren ndaj Makedonija GJP

Shkëndija e Tetovës ka fituar edhe ‘testin’e dytë me Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 2:1. Ndeshja u zhvillua në Tetovë me të dyja skuadrat që luajtën me formacione të kombinuara dhe të dy trajnerët Osmani dhe Tanevski kishin mundësinë të provojnë futbollistë të ndryshëm.

Golin për Makedonija Gjorçe Petrovin e realizoi Kostovski, ndërsa për kuqezinjtë realizuan Shefiti dhe Sadriu. Kjo ishte fitorja e dytë për Shkëndijën në dy kontrollueset e zhvilluara në vitin 2019-të, pasi disa ditë më parë triumfuan edhe përballë Renovës./InfOSport.mk

 

 

Leave a Reply