Futbollisti nga Kosova, Eros Grezda, njëherit pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ka vendosur që të ndryshojë skuadër.
Ai ka braktisur rradhët e Lokomotivës së Zagrebit, duke iu bashkuar Osijekut, skuadër kjo që këtë vit do të luajë në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa.
Mesfushori “kuq e zi” te skuadra e tij e re do të gjejë sulmuesin shqiptarë nga Maqedonia, Muzafer Ejupin, golashënuesin më të mirë të skuadrës së Osijekut, që në kampionat u ndal në pozitën e katërt, një pozitë më lartë se tashmë ish skuadra e Eros Grezdës, Lokomotiva e Zagrebit.
Do të jetë ky edicioni i tretë për Grezdën që do luaj në kampionatin elitar kroat, duke pasur parasysh se dy edicionet e kaluara ai i luajti me Lokomotivën e Zagrebit, për të cilën skuadër regjistroi 59 ndeshje dhe 14 gola të realizuar, po aq sa Ejupi i ka shënuar gjatë këtij sezoni me fanellën e Osijekut.