Shqiprim Taipi prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës së njohur korçare të Skënderbeut.
21-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur sot kontratën që e lidh atë për 2 vite e gjysmë me klubin ‘bardhekuq’.
Taipi luan në qëndër të mesfushës dhe pritet të shtojë konkurencën në qëndër, ku pritet të jetë një forcë më shumë për trajnerin Orges Shehi për 2 fazat e mbetura në Superligën shqiptare, ku Skënderbeu nuk dorëzohet pavarësisht dënimit nga ana e UEFA-s dhe ndalesës për të mos luajtur në Europë.
Skënderbeu stinorin vjeshtorë në Superligën shqiptare e mbylli në pozitën e me 30 pikë, vetëm 3 pikë larg vendit të tretë që siguron Europën dhe që aktualisht mbahet nga skuadra durrësake e Teutës.
Shqiprim Taipi te Shkëndija erdhi në moshë shumë të re dhe si lojtar premtues përveç paraqitjeve me kuqezinjtë në kampionat, Kupë dhe Evropë, luajti si huazim te Horizont Turnova, Shkupi dhe Prishtina, mirëpo për shkak konkurrencës së madhe te skuadra kampione e Maqedonisë dhe hapësirës së vogël që merrte nga trajneri Qatip Osmani, ai vendosi të bashkohet me Skënderbeun, duke kërkuar një sfidë të re në karrierën e tij.