Ish futbollisti i Shkëndijës vazhdon karrierën në Indonezi!

Ish futbollisti i Shkëndijës, Viktor Nildo Xhufo, i cili së fundmi ishte pjesë e Vardarit karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Indonezi te skuadra e Semen Padang. Siç mëson ‘infOSport.mk’ braziliani 25-vjeçar me skuadrën indoneziane të Padang ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Mesfushori brazilian me tipare sulmuese pritet të jetë një nga përforcimet më të bujshme të skuadrës indoneziane, e cila me 25 janar dhe 2 shkurt do të zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër skuadrës së Tira, për tu inkukadruar në elitën e futbollit indonezian.

Padang u shpall kampione në konferencën e Perëndimit, mirëpo për një vend në Ligën e Parë të Indonezisë, skuadra e re e Xhufos do të duhet të luftojë përmes dy ndeshjeve të balotazhit, me skuadrën e vendit të 15-të në elitë, Tira.

Rikujtojmë Xhufo përveç me Shkëndijën dhe Vardarin, për një vit të plotë luajti edhe në Shqipëri me skuadrën e Flamurtarit, ndërsa në vendlindje kishte veshur fanellën e skuadrave si Rio Branko dhe Bahia.

Leave a Reply