Gjatë ditës së djeshme përfundoi gjyqi për autorët e plagosjes së Nikolo Betarinit, djali i ish-futbollistit Stefano Betarini dhe prezantueses së njohur, Simona Ventura.
Mes të dënuarve, është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Andi Arapin, i cili është dënuar me 5 vite heqje lirie, ndërkohë që me 9 vite burg është dënuar 29-vjeçari Davide Kadeo i cili ishte në krye të grupit që me tetë goditje me thikë rrezikuan t’i merrnin jetën të riut Betarini në korrik të vitit të kaluar.
Pas daljes nga salla e gjyqit familja Betarini u shpreh e lumtur për vendimin dhe vendosjen e drejtësisë, teksa kanë hequr dorë nga kërkesa për dëmshpërblim nga ana e agresorëve.
Dënimi ka prekur edhe shqiptarin tjetër Albano Jakej, i cili duhet të vuajë 6 vite heqje lirie.