Gardiani shkupjan, Burhan Mustafa ka fituar në konkurrencë te skuadra e Borecit, pasi drejtuesit e kësaj të fundit vendosën që të rikthejnë në skuadër ish portierin e tyre Mikica Georgievski, njofton ‘infOSport.mk’.
Georgievski në këtë mënyrë rikthehet në Veles vetëm pas 6 muajve, duke pasur parasysh se pjesë e Borecit ishte edhe sezonin e kaluar.
Rikujtojmë gardiani shqiptarë, Mustafa gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Borecit, dhe njëherit ndër më të merituarit për ato rezultatet impresionuese të arritura në 14 javë kampionat, në të cilat skuadra e tij regjistroi 12 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë.