Ersin Fetahi në pritje të shkëputjes së kontratës me Shkëndijën, sot zhvilloi paraqitjen e parë me fanellën “bardhekaltër” të Renovës pikërisht kundër ekipit të tij amë. Fetahi është futbollist i dalur nga kategoritë e reja të Shkëndijës, mesfushor i talentuar që kishte edhe kontratë profesionale me klubin kuqezi, mirëpo shkaku i konkurencës së madhe vazhdimisht luante si huazim në skuadra të ndryshme si Makedonija Gjorçe Petrov e Gostivari.
Edhe pse gjithçka duket pranë zyrtarizimit, për të konfirmuar këtë lëvizje pritet fillimisht shkëputja e kontratës me Shkëndijën dhe më pas regjistrimi i tij si lojtar i ri i Renovës. /InfOSport.mk