Iker Kasiljas vazhdon ta mbajë një rekord të madh në Ligën e Kampionëve. Ka qenë vetë UEFA që ka rikujtuar rekordin e madh që e mban portieri spanjoll në ligën më prestigjioze europiane, njofton ‘infOSport.mk’.
Gardiani aktual i skuadrës së njohur portugeze të Portos, mban rekordin e numrit më të madh të ndeshjeve pa pranuar gol. Kasiljas në plotë 57 ndeshje e ka ruajtur rrjetën e tij të paprekur në ndeshjet e fazës në grupe, ndërsa pas tij me 51 ndeshje renditet gardiani holandez, Edvin Van der Sar.
Pas kësaj dyshe renditen Xhanluixhi Bufon dhe Peter Çeh, që rrjetën e tyre të paprekur kanë mundur ta ruajnë në 49 ndeshje.
🙌 Most clean sheets in #UCL history 🙌
*group stage to final only pic.twitter.com/xUpKd3QFJ7
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 15, 2019