Ndeshja e zhvilluar në afërsi të qytetit të Sao Paulos në Brazil midis skuadrave U-20 të Agua Santa dhe Atletiko Mineiro, shumë lehtë mund të shndërrohej në tragjedi.
Derisa ndeshja po zhvillohej në kushte të vështira klimatike pas shiut të dendur që binte pa ndërprerë, në një moment rrufeja si duket goditi njërin nga futbollistët e Agua Santa, pas të cilit vrapuan të gjithë për ti dhënë ndihmën e nevojshme.
Ai me urgjencë u dërgua në spital me veturën e ambulancës, mirëpo i njëjti doli shumë shpejtë nga spitali, pasi mjekët konstatuan se gjithçka ishte në rregull me të.