Sebajos mendon për fitoren e Real Madridit (VIDEO)

Reali i Madridit ka shënuar një fitore shumë të vështirë 2:1 ndaj Betisit si mysafir në ndeshjen e vlefshme të javës së 19-të në La Liga, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra mbretërore zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë dhe të njëjtën e mbylli me epërsi minimale 1:0 falë super golit të shënuar nga Luka Modriç në minutën e 13-të.


GOLAT NGA NDESHJA BETIS-REAL MADRID, NDIQENI KËTU.


Betisi golin e barazimit e gjeti në minutën e 67-të me anë të Serhio Kanales, ndërsa golin e fitores për skuadrën nga Sevilja e realizoi Dani Sebajos dy minuta para fundit të takimit. Ish futbollisti i Betisit shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e ‘madrilenëve’.

Interesant është fakti se Reali i Madridit edhe përkundër fitores, kishte vetëm 27% posedim të topit, kundrejt 73% të Betisit, skuadër kjo që në fund megjithatë duheshe të pajtohet me disfatën e 7-të sezonale.

Edhe përkundër kësaj fitore Reali i Madridit mbetet plotë 10 pikë larg Barcelonës kryesuese, që udhëheq vallën në La Liga me 43 pikë.

Leave a Reply