“Luaj falas”, Monako firmos me mesfushorin Vainkuer

Një histori e veçantë na vjen nga Franca. Monako firmos me një futbollist që në kontrollet mjekësore e nxorën të dëmtuar. Bëhet fjalë për mesfushorin 30-vjeçar Uilliam Vainkuer  i cili pjesën e parë të sezonit luajti tek skuadra turke e Antaliaspor, por dëshira për t’u kthyer në Francë ishte tepër e madhe dhe nuk mund ta ndalte as një dëmtim i pësuar në vjeshtë.

Ish-futbollisti i Romës dhe Marsejës ndër të tjera kreu kontrollet te Monako, por doli me probleme fizike.

Gjithçka e anuluar, për momentin, por të shtunën Monako e zyrtarizoi afrimin e futbollistit në fjalë, edhe atë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas mediave franceze, gjithçka ka ndodhur për shkak se mesfushori Vainkuer u premtoi drejtuesve të Monakos një gjë: “Vij falas, nuk paguhem derisa të luaj rregullisht dhe të jem 100%”.

Rikujtojmë ditë më parë skuadra e njohur franceze kishte firmosur edhe me spanjollin Ceks Fabregas, edhe atë një kontratë për 3 vite e gjysmë.

Leave a Reply