Lajmi për mospërfilljen e emrit të Stojançe Stoilovit nga gazetari i TVM2 Mustafa Ademi ka ngritur shumë urrejte nga mediat maqedone, ku pikërisht të njejtat ishin të heshtura kur reprezentuesi në fjalë e lëshoi manifestimin e Agjencionit për Rini dhe Sport për shkak të gjuhës shqipe.
Reagimet janë të shumta, madje edhe nga vet Stoilovi që si duket nuk ka arritur ta mbajë veten, duke shkruar një status në rrjetin social fejsbuk “Përshendetje nga numri 5”.
Ndërkohë sipas informacioneve jo zyrtare të “InfOSport.mk”, drejtori i TVM1 ka kërkuar suspendim për komentatorin Ademi, ndërsa ky i fundit ka marrë mbështetje nga kryeredaktorja e TVM2, Migena Gorenca e cila është deklaruar edhe për mediat.
“Nëse keni menduar se nuk do të ketë reagime nga gazetarët e sportit shqiptar për gjestin e Stoilovit që vendosi të largohet nga manifestimi për shkak se nuk i ka pëlqyer të ndëgjojë fjalime në gjuhën shqipe, atëherë keni gabuar shumë. Personalisht mendojë që nuk duhet të ketë ndarje, por si kryeredaktore e TVM2 unë qëndrojë pas veprimit të gazetarit tim. Veprimi sjell reagim, shkurtë dhe qartë”, ka thënë mes tjerash Migena Gorenca.
Gazetari shqiptar injoron emrin e Stojançe Stoilovit në Botërorin e hendbollit (VIDEO)
Gazetari shqiptar i sportit në TVM2, Mustafa Ademi injoron totalisht emrin e Stojance Stoilovit ⬇️⬇️
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 януари 2019 г.