Milani ka siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra ‘kuqezi’ në 1/8 e finales eliminoi Sampdorian, pasi në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minutua shënoi fitore 2:0.
GOLAT NGA NDESHJA SAMPDORIA-MILANI, NDIQENI KËTU.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërkohë hero i ‘rossonerëve’ në vazhdime, doli të jetë sulmuesi Patrik Kutrone, që realizoi të dy golat në minutat 102 dhe 108.
Milani në çerekfinale pret fituesin nga përballja Napoli – Sasuolo.