FC Struga ka bërë një super transferim, duke afruar në rradhët e veta sulmuesin shkupjan, Florent Osmani, njofton ‘infOSport.mk’.
Ish futbollisti i FC Shkupit me kampionët vjeshtorë të Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa vjen nga rradhët e Gostivarit.
Pa dyshim se një transferim i këtillë do të jetë i mirëseardhur për trajnerin Jeton Beqiri, i cili ka përfituar në cilësi në repartin ofenziv, aty ku edhe kampionja vjeshtore e Ligës së Dytë – Perëndim synonte të përforcohej në prag të stinorit pranveror. Mirëpo kjo nuk është e tëra sa u përket përforcimeve të Struga Trim Lum, drejtuesit e së cilës skuadër nuk kanë dhënë fjalën e fundit.