Ish-futbollisti i Atletiko Madridit, Mariano Pernia ka zbuluar një tregim shumë interesant nga përballja me Lionel Messin, përderisa edhe gruaja e tij në shtëpi e pyeti se si e turpëroi ashtu argjentinasi.
‘Jam përballur me Messin fatkeqësisht. Madje në një ndeshje në ‘Visente Kalderon’ kur ne humbëm 3:1, unë kisha për detyrë ta ndalja. Për një moment ai u ndal dhe thash me vete: ky nuk ka se ku të shkon më. Por, nuk e di se çfarë ndodhi dhe e pashë vetën prapa tij, sinqerisht nuk e di se çfarë ndodhi (Qeshet)’, – fillon rrëfimin Pernia.
Madje, ai zbulon edhe momentin e rikthimit në shtëpi, derisa edhe gruaja e tij e kishte talluar.
‘Erdha në shtëpi dhe më priti gruaja. Më tha se a e pa se çfarë të bëri Messi? I thash a e pa ti përmes TV-se sepse unë në fushë nuk e pash fare, të betohem’, theksoi Pernia në mes të qeshurave.
Mariano Pernia ka qenë futbollist i Atletiko Madridit nga viti 2006 deri në vitin 2010.