Skuadra e Rabotniçkit ka vendosur t’ia rikthejë sulmuesin nigerian, Gofri Çinedu skuadrës së Skënderbeut, skuadër kjo që ka në pronësi kartonin e tij, njofton ‘infOSport.mk’.
Kamerunasi 21-vjeçar pjesë e ‘romantikëve’ ishte nga gushti i vitit 2017-të, ndërsa huazimi i tij te skuadra shkupjane duheshe të përfundojë në qershorin e këtij viti. Megjithatë prurjet e fundit nga ana e drejtuesve të skuadrës shkupjane kanë bërë që Gofri Çinedu para kohe të përfundojë qëndrimin e tij te Rabotniçki, që gjatë këtij afati kalimtarë ishte shumë aktiv në merkato, duke sjellë plotë 6 futbollistë të rinj, në mesin e të cilëve 3 sulmues.
Përveç Bazhe Ilijoski të FC Shkupit, ‘romantikët’ nënshkruajtën edhe me Dejan Bllazhevskin si dhe dy brazilianët, Zhuninjo Kabral dhe Assuerio Barbosa de Sousa Zhunior, ndërsa gjithashtu në rradhët e tyre angazhuan edhe dy futbollistët bullgar, mesfushorin Nikolaj Dilgerov dhe mbrojtësin, Emil Vijaçki.