Ferhan Hasani ka luajtur për gjatë 90-të minutave në ndeshjen e javës së 16-të në elitën e futbollit arab, që skuadra e tij Al Raed e zhvilloi përballë Al Hilal, njofton ‘infOSport.mk’.
Ndeshja në fjalë u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa që të dy golat erdhën në 4 minutat shtesë të takimit. Ishin vendasit e Al Hilal që avansuan me golin e shënuar nga Al Shalhub në minutën e 92-të, ndërsa vetëm dy minuta më pas Al Raed arriti që të barazojë me anë të zëvendësuesit, Abu Sharah.
Ferhan Hasani për mrrekulli ekzekutoi një rivënie nga këndi, duke gjetur në shtyllën e parë bashkëlojtarin e tij Abu Sharah, për të cilin ishte ky goli i parë sezonal.
Ishte ky një barazim i madh për ekipin e Al Raed të Ferhan Hasanit, që udhëhiqet nga strategu shqiptarë Besnik Hasi, skuadër kjo që tashmë me 22 pikë renditet në poiztën e 9-të. Në anën tjetër Al Hilal edhe përkundër barazimit vazhdon të mbajë pozitën e parë në renditje me 37 pikë, 3 më shumë se Al Nasr Riyadh, që gjithashtu kishte barazuar 2:2 ndaj Al-Faysaly.