Etrit Berisha do të mungojë në sfidën përballë Kaljarit, në Kupën e Italisë. Portieri i kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë jashtë për shkak të rotacionit nga trajneri Xhan Piero Gasperini, por për shkak problemeve shëndetësore.
Prishtinasi vuan nga një sindrom gastrointestinal dhe për këtë arsye nuk do të jetë as në listën e të grumbulluarve për këtë ndeshje.
I pafat gardiani i Atalantës, duke qenë se po kalonte një formë shumë të mirë. Berisha, deri tani, ka luajtur 12 ndeshje nga gjithsej 19-të në ‘Serie A’, aty ku Atalanta e tij renditet në pozitën e 8-të.
Ndeshja Kaljari – Atalanta në program është me datë 20 janar (e diel) me fillim në ora 18:00.