Përdoruesit e faqes së internetit të UEFA-s kanë zgjedhur “top-formacionin” e tyre ideal për vitin 2018.
Ky votim ka zgjatur pak më shumë se një muaj i hapur dhe përmes kësaj mënyre është përzgjedhur ekipi i ndjekësve të “UEFA.com”.
Më shumë se 1.8 milionë vota u regjistruan, me 85.167 përdorues të rinj, që hodhën votën e tyre.
Edhe një vit më parë, Real Madridi e dominonte në këtë 11-she, duke qenë se kishte pasur mjaft suksese në 12 muajt e fundit. Katër lojtarë të klubit të bardhë janë zgjedhur sërish nga tifozët, ndërsa Barcelona ka dy përfaqësues në këtë formacion.
Kjo 11-she përbëhet nga Ter Shtegen në portë; Ramos, Van Dijk, Varane dhe Marselo në mbrojtje; Modriç, Kante dhe Hazard në mesfushë; Mbappé, Messi dhe Kristiano Ronaldo në sulm.
Luka Modriç ka marrë më shumë vota (115.440), duke fituar një përmasë të re vlerësimi për vitin e tij të madh, si me Real Madridin, ashtu edhe me kombëtaren e tij. Pasi u shpall nënkampion bote me Kroacinë e tij në Botërorin e Rusisë, Modriç u zgjodh edhe “FIFA World Player” dhe “Topi i Artë” për vitin që shkoi.
Fy futbollistët e tjerë, që kompletojnë podiumin (treshen) e më të votuarve, janë: Kristiano Ronaldo me 108.423 vota dhe Lionel Messi me 107.326 vota.