Skuadra e Pobedës gjatë ditës së djeshme ka nsiur përgatitjet për stinorin pranveror futbollistik, ku edhe këtë vit skuadra nga Prilepi do të luftojë për mbijetesë, njofton ‘infOSport.mk’.
Nën urdhërat e trajnerit të ri, Jane Nikolloski në grumbullimin e parë ishin vënë edhe dy përforcimet e para, Aleksandar Risteski dhe Bllagoja Ljamçevski. Ky i fundit kësaj skuadre i bashkua nga rradhët e FC Shkupit, teksa Risteski pas një viti u rikthye në Prilep, pas aventurave 6 mujore që kishte me Pelisterin dhe Renovën.
Mirëpo përveç prurjeve, te Pobeda në këtë afat kalimtarë ka edhe largime. Pjesë e tyre në stinorin pranveror nuk do të jenë sulmuesi amerikan Nvabueze, Mustafov, Dragarski, Mançevski, Markoski dhe Shoposki.
Ndryshe fazën e parë të përgatitjeve deri me 24 janar, Pobeda do ta zhvillojë në Prilep, që më pas të transferohet në Dojran ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.
Rikujtojmë Pobeda stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e parafundit me 17 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e fundit në tabelë, Bellasica.