Renova fazën e përgatitjeve e startoi me 3 emra të ri

Fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror prej dje e ka nisur edhe skuadra e Renovës. Në grumbullimin e parë të skuadrës tetovare prezent ishin edhe tre përforcimet e reja, Ermedin Adem (FC Shkupi), Bojan Miovski (Makedonija GJ.P) dhe Burhan Mustafov (Pobeda), njofton ‘infOSport.mk’.

Ndërkohë në stinorin vjeshtorë edhe zyrtarisht pjesë e ‘gjipspnuesve’ nuk do të jenë futbollistët si, Fernando Silva, Miran Maksuti, Aleksandar Ristevski dhe Fatjon Jusufi.

Fazën e parë të përgatitjeve deri me 25 janar, Renova do ta zhvillojë në Tetovë, që më pas të udhëtohet drejt Ohrit, aty ku do të kryejnë edhe fazën kryesore të përgatitjeve, ku skuadra ka paraparë të zhvillojë 7-8 ndeshje miqësore, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Tetovë kundër Shkëndijës më 16 janar.

Leave a Reply