Përfaqësuesja meksikane në futboll ka më në fund trajnerin e saj të ri dhe ai është argjentinasi Gerardo (Tata) Martinez.
Lajmi është bërë i ditur sot nga Federata Meksikane e Futbollit, që ka njoftuar akordin me argjentinasin, për t’i besuar drejtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Gerardo Masrtinez është një emër me mjaft eksperiencë, që ka drejtuar më herët Argjentinën dhe Barcelonën, ndërsa në sezonin e fundit fitoi titullin kampion në MLS-në amerikane, me Atlantën.