Arsenal është i gatshëm që të shpenzojë një shumë të madhe parash për sulmuesin, Xhejms Rodrigez.
Kolumbiani zyrtarisht është lojtar i Real Madridit, por që për dy sezone po luan në formë huazimi te gjigandët gjerman të Bajernit të Munihut.
‘Topçinjtë’ janë të gatshëm që të ofrojnë 63 milionë sterlina për ta transferuar atë në Londër, pasi te ai shohin si pasardhësin e Mesut Ozil, i cili mund të largohet nga ‘Emirates’.