Pothuajse zyrtare, Tare te Lacio transferon futbollistin e Çelzit

Me Mauricio Sarrin në krye, te Çelzi po ndodh një ‘spastrim’ i futbollistëve, të cilët nuk po mund të gjejnë veten nën urdhërat e strategut italian.

Në mesin e tyre është edhe Davide Zapakosta, i cili me shumë gjasa do të rikthehet në Itali.

Mbrojtësi italian te Çelzi erdhi verën e vitit 2017-të nga ekipi i Torinos, ku përmes paraqitjeve të tij të mira, jo vetëm që u transferua te skuadra londineze, por edhe arriti që të inkuadrohet me kombëtaren italiane.

Tashmë pas një viti e gjysmë, Zapakosta sërish pritet të kthehet në ‘Serie A’, por  kësaj rradhe te skuadra e Lacios, edhe atë në formë huazimi.

Në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston edhe klauzola, sipas së cilës Lacio mund të blejë kartonin e mbrojtësit të krahut të djathtë, nëse do të paguante 15 milion euro.

 

Leave a Reply