Leonard Zhuta drejt transferimit në Superligën turke!

Futbollisti nga Maqedonia, Leonard Zhuta do ta vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Turqisë te skuadra e Konjasporit. Sipas mediave turke, Zhuta është para firmës me Konjasporin, me futbollistin dhe drejtuesit e ekipit turk që janë në bisedime dhe kanë arritur akordin për marrëveshjen, ndërsa nga zyrtarizimi i saj mbeten vetëm disa detaje të vogla për arritur.

Ashtu siç raportojnë mediat turke, mbrojtësi i majtë i Rijekës, ka vendosur të largohet nga kampionati kroat në drejtim të Turqisë për shkak të pagesës financiare, pasi oferta që i kanë ofruar turqit si duket është dukshme më e madhe se ajo që ka përfiton në Kroaci. Zyrtarizimi i transferimit të Zhutës te Konjaspori pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

 

Leave a Reply