Shkëndija e “furnizon” me lojtarë Kombëtaren e Shqipërisë U19

Seleksionuesi i Kombëtares U19 të Shqipërisë, Nevil Dede ka publikuar listën me futbollist për ndeshje miqësore. “Kuqezinjtë” U19 do të zhvillojnë një minifazë stërvitore të kombinuar me disa ndeshje miqësore në grumbullimin në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Ndërkohë në listën e publikuar bie në sy numri i madh i lojtarëve të ftuar nga Shkëndija, me plotë 6-të nga ekipi i tetovar që janë përzgjedhur nga seleksionuesi Dede si Neshat Murati, Amir Rexhepi, Imran Fetai, Atdhe Mazari, Ron Sinani dhe Genc Gashi. /InfOSport.mk

Leave a Reply