Largimi i mbrojtësit portugez, Pepe ka krijuar shumë zbraztirë në mbrojtjen e Beshiktashit, drejtuesit e së cilës skuadër janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Ata madje po kërkojnë dy mbrojtës, ndërsa njëri prej tyre pritet të jetë reprezentuesi shqiptarë, Berat Xhimshiti, që aktualisht luan në ‘Serie A’ me skuadrën e Atalantas.
Lajmi bëhet i ditur nga “Fotospor” ku thekson se edhe Demagoj Vida është drejt largimit. Agjenti i futbollistit ka pasur një takim me drejtuesit turq, ashtu që nuk është për tu habitur nëse gjatë merkatos së janarit Xhimshiti ju thotë po ‘Shqiponjave’ nga Stambolli.