Valon Berisha vetëm pas 6 muajve mund ti thotë lamtumirë Lacios. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, te skuadra nga kryeqendra italiane erdhi me shumë bujë nga rradhët e Salzburgut, te e cila skuadër ishte një lider i vërtetë në mesfushë. Megjithatë te Lacio Berisha nuk morri hapësirën e duhur nga ana e trajnerit Simone Inzaghi, i cili i dha mundësinë në vetëm 10 ndeshje, shumicën prej tyre si zëvendësues.
E gjithë kjo ka dëshpëruar tej mase futbollistin kosovar, i cili po i konsideron të gjitha opsionet e mundshme, raporton “Corriere dello Sport”.
Sipas të njëjtit burim 25-vjeçari është duke menduar seriozisht për ndërrim të mjedisit, gjithnjë nëse në adresë të tij arrin ndonjë ofertë e kënaqshme në afatin kalimtar të janarit.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv, Igli Tare, e tha haptazi se “do të ketë largime në afatin e janarit”, duke mos përmendur emra.
Megjithatë, “Corriere dello Sport” raporton se Tare e do Berishën dhe se do të mundohet ta mbajë atë në ‘Olimpiko’, pasi beson se shumë shpejt do të dëshmojë se jo kot u transferua në ‘Serie A’.