Juventusi duket se ka arritur akordin për të transferuar në Torino mesfushorin uellsian të Arsenalit, Aron Ramzi. Siç informojnë mediat italiane, Ramzi brenda muajit janar pritet të zyrtarizohet te kampionët e Italisë, pasi sipas tyre drejtori sportiv i “bardhezinjve”, Paratiçi ka arritur të bindë futbollistin dhe menaxherët e tij, që të zgjedhin pikërisht Juventusin si destinacionin e ardhshëm.
Juventusi i ka ofruar Ramzit një kontratë 5-vjeçare, me një pagë vjetoreprej 6.5 milionë eurosh, duke shtuar këtu edhe bonuset mbi paraqitjet e tij, e që në këtë mënyrë kanë “djegur” konkurrencën e skuadrave si Bajern Munih, Paris Sen Zhermen dhe Real Madrid, që gjithashtu interesoheshin për shërbimet e uellsianit.
Kontrata e Aron Ramzi me Arsenalin përfundon në muajin qershor, por klubi italian po mendon t’u ofrojë një shumë simbolike londinezëve, për të marrë mesfushorin uellsian që në muajin janar.