Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde do të mbetet në këtë post deri në fund të sezonit, raporton gazeta spanjolle ‘Marca’.
Valverde tha disa ditë më parë ai nuk ishte i sigurt nëse do të mbetet në “Kamp Nou” edhe sezonin e ardhshëm, me ç’rast ‘katalunasit’ kanë nisur të mendojnë për pasardhësin e tij.
I pari në listë është trajneri 60-vjeçar Kike Setien, i cili shënon rezultate të shkëlqyera me Betisin, ndërsa përveç tij, dy emrat tjerë që shihen si kandidatë potencial, janë edhe ai i ish-trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger dhe trajneri aktual i Monakos, njëherit ish futbollist i Barcelonës, Tiery Henry.
Megjithatë këtu nuk përfundon lista e emrave, që shihen si kandidatë potencial, pasi sipas mediave spanjolle, në krye të Barcelonës mund të qëndrojë edhe njëri prej 4 ish futbollistëve të saj, si Zhordi Krojf, Çavi Hernandez, Frank de Bur dhe Ronald Kuman.
Në një vit e gjysmë, Valverde u kritikua shpesh, megjithëse ai fitoi “kurorën e dyfishtë” në Spanjë, por pësoi një eliminim të dhimbshëm nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.