Naldo me Shalke 04 ka kontratë deri verën e vitit 2020, mirëpo kalimi i tij te Monako mund të ndodh që para 7 janarit…
Mbrojtësi brazilian Naldo mund të kalojë në rradhët e Monakos, shkruan RMC, përcjellë ‘infOSport.mk’. 36-vjeçari dëshiron të largohet nga rradhët e Shalke 04, për të nënshkruar me klubin e njohur francez, që këtë vit do të luftojë për mbijetesë në ‘Ligue 1’.
Trajneri i Monakos, Tieri Henry pëlqen brazilianin Naldo, ndërsa që të dy madje janë marrë vesh për një transferim eventual të brazilianit në Monte Karlo. Gjatë këtij muaji pritet të ketë bisedime edhe në nivel klubesh.
Naldo me Shalke 04 ka kontratë deri verën e vitit 2020, mirëpo kalimi i tij te Monako mund të ndodh që para 7 janarit.
Gjatë këtij sezoni Naldo me Shalke 04 numëron 13 ndeshje. Skuadra nga Gellzenkirshen bënë pjesë edhe në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë, pasi u kualifikua në ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, mirëpo ka probleme serioze në Bundesligë, aty ku pjesën e parë të sezonit 2018/2019 e mbylli në pozitën e 13-të.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme u publikuan informacione, se Monako po interesohet edhe për shërbimet e Cesk Fabregas nga rradhët e Çelzit dhe Mamadu Sakos nga Kristal Pallas.