Padyshim lëvizja më e madhe është ajo e Xherdan Shaqirit, që la Stouk Sitin dhe nënshkroi për gjigandët e Liverpullit….
Viti që lamë pas, 2018-ta, solli shumë ndryshime tek futbollistët shqiptarë në futbollin europian.
Shumë ndryshime klubesh, disa bën lëvizje u zgjedhën klube më të vogla se sa ku ishin, por që dolën lëvizje të qëlluara, shkruan Telegrafi.com.
Padyshim lëvizja më e madhe është ajo e Xherdan Shaqirit, që la Stouk Sitin dhe nënshkroi për gjigandët e Liverpullit.
Ylli i kombëtares zvicerane nuk arriti ta mbajë në elitë Stouk Sitin, me ç’rast ishte i detyruar që të ndërrojë skuadër.
Shaqiri nënshkroi me Liverpullin dhe po del të jetë transferimi më i qëlluar i kësaj skuadre, pasi e mori për më pak se 20 milionë euro.
Një transferim tjetër të bujshëm realizoi edhe mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili nga rradhët e Red Bull Salzburg, u transferua në ‘Serie A’ te skuadra e Lacios, duke bërë një hap të madh në karrierë.
Eros Grezda kishte treguar shumë në Kroaci, ku ishte ndër lojtarët më të mirë të kampionatit. Kishte ardhur koha për një sfidë të re dhe Osjeku e lejoi largimin e tij, me ç’rast gjakovari nënshkroi me gjigandët skocez të Gllazgou Renxhers, aty ku për trajner do të ketë legjendën e Liverpullit dhe futbollit anglez në përgjithësi, Stiven Zherard.
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, në verën e vitit 2018 ndërroi ambient kur nënshkroi për Cyrihun. Ai ishte pa kontratë pasi e njëjta i kishte përfunduar, tashmë me ish skuadrën e tij, Lucernin. Një lëvizje e qëlluar e mesfushorit kosovar që po shkëlqen këtë edicion në elitën e futbollit zviceran.
Benjamin Kololli, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e Lozanës gjatë edicionit të kaluar, bëri që shumë skuadra të interesohen për të, që në fund të firmos me Cyrihun, te e cila skuadër për shpejtë kohë u shndërrua në njërin prej futbollistëve kryesor.
Bersant Celina pas një aventure në futbollin holandez, u rikthye sërish në ishull, por nuk arriti ta bindë trajnerin, Pep Guardiola, me ç’rast drejtuesit e Maçester Sitit vendosën ta shesin atë në Championship, te skuadra e Suonsit, aty ku po luan me shumë sukses.
Berat Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar kishte marr eksperiencën e duhur te Bennevento ku luante rregullisht, për tu rikthyer te Atalanta, aty ku zhvilloi një gjysëmsezon të shkëlqyeshëm. Si duket kjo lëvizje e fundit, doli të jetë e qëlluar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Edhe mbrojtësi tjetër i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, la Italinë, gjegjësisht Torinon, për tu kthyer në Zvicër.
Ai nënshkroi me Grasshopersin, ku tani u kthye nga një lëndim.Ajeti po e rigjen formën e tij dal nga ndalë.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës daneze të Brondby. Ai u rikthye tek Majnc nga huazimi dhe shkëputi kontratën me klubin gjerman, për tu rikthyer në Danimarkë, ku po luan me sukses.
Sulmuesi shqiptari, Donis Avdijaj mbetet ndër lojtarët më të rrezikshëm, kur është në pyetje faza sulmuese. Ai shkëputi kontratën me Shalke 04 për të kaluar në Holandë te skuadra e Ëillhem II, ku po dëshmon cilësitë e tij të larta.