Mbrojtësi i majtë i Ajaksit, Dejlli Sinkgraven do të mungojë në ndeshjen finale të Liga Evropa ndaj Mançester Junajtedit. 21-vjeçari u lëndua në ndeshje çerekfinale kundër Shallkes, ndërsa edhe pse këtë javë u kthye në stërvitje, ai nuk është plotësisht i gatshëm për lojë, duke mos bërë pjesë në këtë mënyrë në grupin e futbollistëve të ftuar ndaj “Djajvë të Kuq”.
Përveç tij te Ajaksi në ndeshjen finale të Stokholmit që do të zhvillohet nesër do të mungojë edhe Nik Virgever (i dënuar), i cili në ndeshjet e këtij edicioni në Liga Evropa në 13 ndeshje realizoi 2 gola.