Ilir Latifi pësoi humbje nga Corey Anderson në mbrëmjen e UFC 232. Dueli mes tyre zgjati 15 minuta (tre raunde), ndërsa në fund me anë të pikëve fitoi amerikani.
Kështu ëndrra e Latifit për titullin në divizionin e lehtë në pesha të rënda duhet të presë edhe pak, shqiptari para këtij dueli ishte i pesti në renditje, ndërsa Anderson i dhjeti, transmeton Telegrafi.
Tani amerikani ka 12 fitore në karrierë dhe katër humbje, ndërsa Latifi regjistron humbjen e gjashtë në mesin e 14 fitoreve.