Gonzalo Higuain ka gjetur golin pas plotë dy muajve, ndërsa i njëjti i siguroi fitoren e parë pas 4 disfatave Milanit të tij, që mbrëmë në kuadër të javës së 19-të në ‘Serie A’ në ‘San Siro’ me rezultatin 2:1 mundi ekipin e SPAL.
Higuain realizoi në minutën e 64-të, duke vendosur njëherit rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, ndërsa të njëjtin ‘El Pipita’ ia dedikoi një personi të veçantë, shkruan ‘infOSport.mk’.
‘Gatuzo gjithmonë më ka përkrahur mua dhe ka qenë i sinqertë. Golin ia dedikoj atij’ ka thënë Higuain, i cili ndjehet i lumtur që pikërisht goli i tij i kishte siguruar fitoren Milanit të tij, duke i siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.
‘Ishte një gol i rëndësishëm dhe tre pikë të rëndësishme. Pas gjithë asaj që kemi shpërdoruar, tani ne mund të pushojmë të qetë me familjet tona’ – ka thënë sulmuesi ‘kuqezi’ për ‘DAZN’.
Higuain për herë fundit kishte shënuar me 28 tetor kundër Sampdorias, në atë fitore 3:2 të Milanit. Sulmuesi argjentinas këtë edicion me Milanin ka zhvilluar 15 ndeshje kampionale, duke realilzuar 6 gola, ndërsa 2 gola të tjerë ka realizuar në 5 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të ndeshjeve në grupe të Liga Europa.