Ish portieri i Slloga Jugomagnatit (FC Shkupit), Jane Nikolloski, edhe zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së Pobedës. Nikolloski udhëhoqi skuadrën nga Prilepi edhe në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës, kur Pobeda arriti që të eliminojë skuadrën tetovare, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.
Nikolloski pritet që Pobedën ta udhëheq deri në fund të këtij sezoni, duke shpresuar se do i’a arrijnë qëllimit që të mbeten pjesë e elitës.
Pobeda gjatë stinorit vjeshtorë u rendit vetëm në pozitën e parafundit me 17 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e fundit në tabelë, Bellasica.