Mbrojtësi brazilian, Miranda me shumë gjasa nuk do të jetë më pjesë e Interit. “Calciomercato” shkruan se Miranda dëshiron të kthehet në vendlindjen e tij në Brazil, për t’iu bashkuar skuadrës së Flamengos.
34-vjeçari kohë më parë ka rinovuar kontratën me “Neroaxurrët” deri në vitin 2020, mirëpo ofertat e bëra së fundmi në adresë të tij nga ana e skuadrës braziliane të Flamengos dhe PSZH-së, kanë bërë që Miranda të mendojë edhe largimin nga ‘Xhuzepe Meaca’.
Miranda siç raportohet, favorizon kthimin në vendlindje, dhe Flamengo pritet të jetë destinacioni më i mundshëm për brazilianin, i cili Interit i ishte bashkuar verën e vitit 2016-të.