Lautaro Martinez në kohën shtesë shtang Napolin


Një gol i shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e dytë të kohës shtesë, nga gjithsej 4 të akorduara nga ana e arbitrit Macoleni, i ka dhënë fitoren e madhe Interit në derbi ndeshjen e javës së 18-të në ‘Serie A’ ndaj Napolit, skuadër kjo që nga minuta e 81-të luajti me një futbollistë më pak në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të mbrojtësit Kulibali, teksa fare në fund, edhe Maksimoviç u ndëshkua me të kuq, duke mbyllur kështu me vetëm 9 futbollistë ndeshjen skuadra napolitane, që në këtë mënyrë pësoi disfatën e 3-të sezonale, njofton ‘infOSport.mk’

GOLIN E MARTINEZ MUND TA NDIQNI KËTU.

Me këtë fitore Interi tashmë numëron 36 pikë, 5 më pak se Napoli i vendit të dytë, ndërsa një hap para ka bërë edhe Roma, që në ndeshjen e mëhershme me rezultatin 3:1 mundi Sasuolon.

Skuadra e trajnerit Euzebio Di Françesko falë kësaj fitore, tashmë renditet në pozitën e 7-të me 27 pikë, një më pak se Milani i vendit të 6-të.

GOLAT NGA NDESHJA ROMA-SASUOLO, MUND TI NDIQNI KËTU.

Leave a Reply