Kombëtarja U19 e Shqipërisë do të marrë pjesë në “Lazio Cup”, turne i cili dot nisë sot, ndërsa “kuqezinjtë” do të kenë në grup ekipet si Racing Roma, Fiorentina dhe Cassinos.
Ndeshjet do të luhen tre ditë radhazi, me nga dy pjesë që do të zgjasin nga 30 minuta. Kombëtarja synon ta fitojë këtë trofe, për të përsëritur suksesin e arritur në “Roma Caput Mundi”.
Ditën e djeshme trajneri Erjon Bogdani u nderua me çmim “Maurizio Maestrelli” nga organizatorët e këtij turneu, të cilët çmojnë shumë punën e ish sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Bogdanit iu dha ky çmim si trajner i pikasur, teksa kishte fituar me parë një tjetër turne në kryeqytetin italian.
Orari i ndeshjeve të Shqipërisë U19 në “Lazio Cup” |
Sot, ora 17:00 |
Shqipëria U19 – Racing Roma |
E mërkurë |
Cassino – Shqipëria U19 |
E enjte |
Fiorentina – Shqipëria U19 |