Me përfundimin e vitit kalendarik si dhe atë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, UEFA ka bërë përzgjedhjen e 11 futbollistëve të rinj që kanë impresionuar me paraqitjet e tyre të kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm europian gjatë këtyre 12 muajve.
Kriteret janë që futbollistët në fjalë të jenë nën moshën 24 vjeçare, si dhe të mos kenë marrë pjesë më herët, ose pjesëmarrja e tyre të ketë qenë e kufizuar.