Shkëndija vazhdon të mbetet klubi më i mirë i ranguar nga Maqedonia sipas rang-listës së UEFA-së. Shtëpia e Futbollit Europian ka publikuar listën e re në të cilën Shkëndija është në pozitën e 177-të me koeficient 6.000 për vitin 2018-të.
Ndërkohë pas Shkëndijës vjen Vardari e renditur në pozitën e 208 me 5000 koeficient, ndërsa Rabotniçki renditet në pozitën e 239-të me 4250 koeficient.