Qyteti i Shkupit ka ndarë çmime për sportistët më të mirë të vitit 2018-të. Notuesi në shtigje të gjata Evgenij Popacev u shpall sportist i vitit nga Qyteti i Shkupit, ndërsa te seniorët u vlerësuan edhe atletja Drita Islami dhe mundësi Fati Vejseli. Sportisti më i mirë prej të rinjëve u shpall karateisti Faik Veseli, ndërsa me mirënjohje u vlerësuan edhe karateisti Abdurahim Idrizi dhe xhudisti Hamza Jashari.
Në kategorinë e kadetëve më i miri rezultoi të jetë mundësi Besir Alili.Trajneri më i mirë sipas qytetit të Shkupit doli Boshko Zaborski, përderisa çmimin për ekipin më të mirë e fitoi skuadra e Vardarit në hendboll për femra. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë edhe drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Darko Kaeski.