Kristiano Ronaldo është kampion jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ylli i Juventusit ka vizituar spitalin e fëmijëve “Mbretëresha Margarita” në qytetin e Torinos.
Sulmuesi portugez ka takuar fëmijët që po kurohen atje dhe ka shpërndarë dhurata të shumta për ta me rastin e festave të fundvitit.
Ronaldo ka preferuar që të mos bëjë me dije këtë akt bamirësie, por kanë qenë vetë stafi i spitalit i cili e ka publikuar foton duke bërë të qartë gjithçka.