Roma reagon shpejtë, gjen pasardhësin e Spaletit

Pas lajmit të publikuar në mediat italiane, se Luçiano Spaleti ka arritur akordin me Interin për sezonin e ardhshëm, drejtuesit e Romës kanë gjetur pasuesin e tij. Fjala është për Euzebio Di Françeskon, trajnerin aktual të Sasuolos, i cili është njëri nga më të kërkuarit në Itali, pasi vlerësohet shumë për karizmën që e karakterizon por edhe për faktin se është një nga trajnerët më të mirë në Serinë A.

Tashmë rruga e tij shkon gjithnjë e më lartë teksa është i zgjedhuri nga Roma për të vijuar projektin e madh që kanë drejtuesit verdhekuq për të ardhmen. Në të kaluarën Di Françesko është kërkuar edhe nga Milani dhe Interi, por zgjodhi të qëndrojë te Sasuolo.

Rikujtojmë Eusebio Di Françesko ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Romës, edhe atë nga periudha 1997-2001, duke zhvilluar 168 ndeshje dhe duke realizuar 16 gola.

 

Leave a Reply