Për herë të fundit një event i tillë në Athinë ishte mbajtur gjatë vitit 2007…
Kryeqendra greke, Athina do të jetë nikoqire e ‘Katërshes finale’ në EuroLigën e basketbollit gjatë vitit 2020.
Për herë të fundit një event i tillë në Athinë ishte mbajtur gjatë vitit 2007, kur me titullin e kampionit të Europës në basketboll ishte kurorëzuar skuadra nikoqire e Panathinaikosit.
Rikujtojmë ‘Katërshja finale’ e EuroLigës për vitin 2019-të do të zhvillohet në Vitoria të Spanjës.