Ibrahimovic te Milani? Aq që bëhet fjalë dhe në asnjë moment nuk është diskutuar për një rikthim të suedezit në Serinë, përtej zërave të merkatos, që në të shumtën e rasteve rezultojnë të rreme.
Lajmet që vijnë nga Amerika tregojnë se gjigantit suedez i është përmirësuar kontrata nga ana ekonomike, pavarësisht se 22 gola dhe 10 asistet e yij nuk mjaftuan për ta çuar Los Angeles Galaxy në play off-in e MLS.
Burime të rrjetit amerikan ESPN informojnë se Zlatan do të përfitojë nga 7 deri 7.5 milionë dollarë në sezon, duke thyer edhe rekordin e futbollistit më të paguar në MLS, që mbahej nga italiani Sebastian Giovinco, i cili gjatë këtij viti është paguar 7.1 milionë dollarë.