Suedezi, i cili së fundmi refuzoi një transferim te Milani, sipas kontratës së re te skuadra e njohur amerikane do të përfitojë rreth 8.5 mln euro në vit…
Zlatan Ibrahimoviç është kthyer në futbollistin më të paguar të historisë së ligës amerikane të futbollit (MLS).
Suedezi, i cili së fundmi refuzoi një transferim te Milani, sipas kontratës së re te skuadra e njohur amerikane do të përfitojë rreth 8.5 mln euro në vit.
Kjo është një rritje enorme në krahasim me 2 milion eurot që Ibrahimoviç fitonte sezonin e kaluar.
Veterani 37-vjeçar ka vërtetuar se është akoma në gjendje të jetë vendimtar duke regjistruar 22 gola dhe 10 asiste në 27 ndeshje të zhvilluara në MLS.
Dhe ESPN pretendon se Ibra është shpërblyer me një kontratë katër herë më të mirë, duke eklipsuar rrogën e mëparshme të brazilianit, Kaka.
Ish futbollisti i Milanit, ka qenë rekordmeni me një rrogë 6 mln euro kur luante te Orlando Siti.
Duke folur për kontratën e re, ish-sulmuesi i Mançester Junajtedit, tha: ‘Qëndrova këtu pasi nuk kam mbaruar akoma punë në MLS. Nuk jam i kënaqur me vitin e parë, të cilin e konsideroj si vitin e nxehjes, mendoj se viti i dytë do të jetë ndryshe.’