Pas marrëveshjes me Luçiano Spaletin, që do të jetë trajneri i zikaltërve sezonin e ri, drejtuesit e Interit tani janë duke menduar edhe afrimet e reja.
Emri më i fundit që po qarkullon në ambjentin zikaltër është ai i Danilos nga rradhët e Realit të Madridit.
Mbrojtësi brazilian nuk po kalon çaste aspak të mira te skuadra “madrilene”, pasi është lënë në hije nga Dani Karvajal që luan rregullisht si titullar.
Duke parë hapësirat e pakta, braziliani është duke menduar largimin nga Madridi, teksa edhe vetë klubi “mbretëror” do ta linte të lirë në rast të ndonjë oferte të kënaqshme. Danilo do të ishte një transferim i goditur nga ana e Interit, që në këtë sezon ka vuajtur shumë në prapavijë.
Përveç Danilos mendohet se Interi do të transferojë edhe mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas, për të cilin edhe Spaleti ka dhënë dritë jeshile.